Gjendet në Ferizaj 9-vjeçari i zhdukur në Istog

Prishtinë | 30 Nën 2016 | 16:22 | Nga

Policia e Kosovës njofton se ka arritur të gjejë në Ferizaj fëmijën 9-vjeçar të zhdukur para 10 dite  në Istog.

Në komunikatën për medie të Policisë thuhet se më datë 18.11.2016 në Stacionin Policor Istog është raportuar rasti “Person i zhdukur” nga familjarë të viktimës (fëmijë nëntë vjeçar të zhdukur) që i përkiste komunitetit rom dhe me shtetësi kosovar.

Policia e Kosovës, respektivisht rajoni i Ferizajt pas hetimeve intensive me datë 30.11.2016, ka arritur ta gjejë viktimën (fëmijën nëntëvjeçar), tek e dyshuara: L.H femër shqiptare.

E njëjta është arrestuar dhe intervistuar për shkak të kryerjes së veprës “Trafikim me Qenie Njerëzore”.

Lidhur me këtë rast është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj, ku me vendim të prokurorit e dyshuara është ndaluar për 48 orë, ndërsa viktima në fjalë iu është kthyer familjarëve të tij.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e të gjitha dukurive negative në vend dhe sjelljen para drejtësisë të të gjithë kryesve të veprave të kundërligjshme.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme