Një bombë e pashpërthyer është gjetur te shtëpia e drejtorit të RTK-së, Mentor Shala, në Matiçan të Prishtinës.
Lajmin e ka bërë të ditur RTK. “Rreth orës 22:10 minuta është sulmuar shtëpia e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Mentor Shala, me një mjet shpërthyes”, shkruan RTKlive.
“Mjeti shpërthyes është gjuajtur mbrapa shtëpisë dhe policia është ne vendin e ngjarjes duke kryer hetimet”.
Para disa ditësh, edhe RTK është sulmuar me një granatë dore.
Për rastin e sulmit ndaj RTK-së përgjegjësinë e kishte marrë të ashtuquajturit “Grupi i Rugovës” duke thënë se këtë po e bëjnë në shenjë pakënaqësie me përkrahjen që televizioni publik po i jep demarkacionit me Malin e Zi.