Një qytetar i Prishtinës ka raportuar në Polici se derisa ishte duke ecur në skajin e rrugës ka vërejtur një mjet të dyshuar të pashpërthyer.
Njësitet policore kanë dalë dhe kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së dhe KFOR-it për deminim ka bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar granatë dore A6, në mënyrë të sigurt.
Njësitet policore janë duke hetuar rastin.