Një kanaçe e Coca Colas e vitit 1988 –të, është gjetur sot në një plazh pranë Edinburgh të Mbretërisë së Bashkuar.
Në të hasën vullnetarët të cilët po pastronin atë zonë nga plehrat.
Kançaja 31 vjeçare pjesë e mbeturinave, përmban një promocion për Olimpiadën e Seulit, dhe ishte një nga më shumë se 400 artikujt e mbledhur në plazhin Cramond.
Gjysma e mbeturinave që u gjetën ishin materiale plastike ndërsa dhe u zbuluan edhe 100 peceta të lagura të përdorura që ishin ngatërruar në algat e detit.