Lansohet projekti “Ruje, mos e gjuj”, synon vetëdijesimin në menaxhimin dhe riciklimin e mbeturinave

Prishtinë | 18 Mar 2019 | 11:19 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është lansuar projekti “Ruje, mos e gjuj”, i cili synon ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e menaxhimit të mbeturinave dhe riciklimit.

Projekti do të implementohet nga “Green Art Center”, ndërsa mbështetet nga Coca-Cola HBC Kosova dhe Ministria e Mjedisit, raporton Ekonomia Online. Me këtë rast u nënshkrua edhe memorandumi i bashkëpunimit.  

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, tha se do të mbështesin çdo iniciativë e cila për qëllim ka mjedisin e pastër.

“Projekti ‘Ruje, mos e gjuj’, është një shembull i mirë i vetëdijesimit të qytetarëve për të evituar ndotjen e mjedisit. MMPH-ja me mbështetje të GIZ-it këtë vit ka nisur hapat për kthimin e depozitave dhe rimburësim të shisheve”.

“Ne bashkë me GIZ-in kemi lansuar edhe një grant prej shtatë milionë euro për të mbështetur komunat në këtë fushë. Shteti ynë nuk ka qenë asnjëherë me i vendosur në këtë fushë”.

Kryetari i Komunës se Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, bëri thirrje që të lihet për brezat e ardhshëm një mjedis i pastër.

“Një prej detyrave tona themelore është që përveç që të lëmë një shtet më të mirë të lëmë edhe një ambient të pastër. Këtë detyrë duhet ta kryejmë të gjithë sëbashku”.

Drejtori ekzekutiv i Coca-Cola HBC Kosova, Neritan Tira, tha se pavarësisht vështirësive për të menaxhuar sistemin e mbeturinave, do të përkrahin projekte të tilla.

“Nuk është e lehtë të punosh për të krijuar një botë pa mbeturina dhe për këtë kërkohet bashkëpunim me të gjithë. I madh e i vogël duhet të sigurohemi që ambalazhi të jetë i riciklueshëm”.

“Jap përkrahjen time që të krijojmë sistemin e duhur të menaxhimit te mbeturinave dhe vetëdijesimin e qytetarëve”.

Drejtoreshë ekzekutive e “Green Art Center”, Merlina Beu-Muçaj, po ashtu shprehu përkrahjen për projektin.

“Ne bashkërisht mundemi, do ja dalim dhe do ta bëjmë një Kosovë ekologjike”.


EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Lansohet projekti “Ruje, mos e gjuj”, i cili synon ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e menaxhimit të mbeturinave dhe riciklimit. Projekti do të implementohet nga “Green Art Center”, ndërsa mbështetet nga Coca-Cola HBC Kosova dhe Ministria e Mjedisit

Posted by EkonomiaOnline on Monday, March 18, 2019

Të ngjashme