Gjendet një mjet shpërthyes në Shtime

Prishtinë | 19 Tet 2021 | 10:33 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka lajmëruar se ka hasur në një mjet të pashpërthyer gjersa ishte duke e punuar trokën e tij në Shtime.

Sipas policisë, njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së në mënyrë të kontrolluar e ka bërë demolimin – shpërthimin e ati mjeti.

“Fsh. Mollopolc, Shtime 18.10.2021 – 15:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke punuar tokën, ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së në mënyrë të kontrolluar e ka bërë demolimin – shpërthimin e ati mjeti”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme