Gjendet një mjet shpërthyes tek rrethrrotullimi në Arbëri

Prishtinë | 05 Mar 2019 | 17:47 | Nga Ekonomia Online

Është gjetur një mjet shpërthyes tek rrethrrotullimi në Arbëri.

Mjeti është gjetur gjatë zhvillimit të punimeve për ndërtimin e rrugës nga rrethrrotullimi në Lakrishte deri te rrethrrotullimi i Arbërisë.

Lajmin e bëri të ditur Gëzim Mehmeti, drejtor i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, nëpërmjet një njoftimit në facebook, përcjellë Klan Kosova.

“Gjate punimeve në ndërtimin e rrugës nga rrethrotullimi në Lakërishte deri te rrethrrotullimi i Arbërise është hasur në një mjet shpërthyes. Janë njoftuar organet kompetente dhe janë në vendin e ngjarjes”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme