Gjendet një mjet shpërthyes në Novobërdë

Prishtinë | 09 Tet 2021 | 09:52 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës njoftoi se një person (udhëheqës turistik­) ka raportuar se derisa ka qenë duke asistuar dy hulumtueseve të huaj, në një shpellë në thellësi rreth 15 metra kishin vërejtur në një mjet të dyshuar shpërthyes.

Rasti ka ndodhur të enjten, në Minierën e Vjetër, Novobërdë.

“Një mashkull kosovar (udhëheqës  turistik) ka raportuar se derisa ka qenë duke asistuar dy hulumtueseve të huaj, në një shpellë në thellësi rreth 15 metra kishin vërejtur në në mjet të dyshuar shpërthyes”, thuhet në raport.

Më 08.10.2021 njësiti për deminim i FSK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë bërë deminimin e mjetit pa incidente.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme