Një pako e dyshimtë e ngjashme me ato të dërguara në CNN dhe demokratët është dërguar në një restorant të New Yorkut në pronësi të aktorit Robert De Niro, thonë mediat amerikane.
NBCduke iu referuar burimeve tha se një pajisje arriti në “Grill Tribeca” mëngjesin e së enjtes me kohë lokale.
Nëse lidhet me pakot e mëparshme, kjo do të ishte pajisja e tetë shpërthyese e dërguar tek një kritik i Presidentit Trump.
De Niro është një kundërshtar i Trump, dhe një herë e quajti atë ” katastrofë kombëtare”.
Departamenti i Policisë së New York tha se ndërtesa e restorantit ishte e zbrazët në atë moment kur mbërriti pajisja e dyshimtë, raporton NBC.
Seria e alarmeve të bombave filloi të hënën, kur pajisjet shpërthyese u dërguan në disa lokacione në Neë York, në zonën e Washingtonit dhe Floridën, thanë autoritetet amerikane
I pari u gjet pranë shtëpisë së biznesmenit miliarder George Soros, një donatori i madh i Partisë Demokratike, transmeton Klan Kosova.
Pajisjet e tjera iu dërguan individëve të mëposhtëm, sipas FBI-së:
Ish Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton
Ish-Presidenti, Barak Obama
Ish-drejtori i CIA-s, John Brennan (CNN)
Ish-Prokurori i Përgjithshëm Eric Holder
Kongresistja Demokratike e Kalifornisë, Maxine Waters
Filantropi Liberal dhe financieri George Soros (të hënën)