Në Kumanovë sot është raportuar se në tualetet montuese, në afërsi të ish hotelit “Kristal” ka vdekur një person 29 vjeçar.
Pas autorizimit të Gjykatës Themelore në Kumanovë, mbikqyrje ka kryer ekipi i SPB-së Kumanovë.
“Sipas konstatimit të ekzaminuesit mjekosor, arsyeja e vdekjes ka qenë mbidoza”, citohet në kumtesën e SPB-së Kumanovë.