Aksident në rrugën Elbasan – Peqin, një i vdekur dhe dy të lënduar

Prishtinë | 03 Maj 2019 | 11:38 | Nga Ekonomia Online

Një aksident me një të vdekur dhe dy të lënduar ka ndodhur paraditen e kësaj të premteje në aksin nacional Elbasan-Peqin. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gjocajt” Peqin, ku dy mjet janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e kësaj ka mbetur i vdekur 1 person dhe të plagosur 2 të tjerë . Gjendja e të këtyre 2 të fundit ende nuk bëhet me dije. Burime nga policia raportojnë se të plagosurit janë dërguar në spitalin e Peqinit, për të marrë ndihmën e parë mjekësore, raporton Tch.

Emrat e personave të përfshirë në aksident ende nuk bëhen me dije dhe informacioni është paraprak. Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe shkaqeve të tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme