Një person raportohet se është gjetur pa shenja jete të premten në Prishtinë.
Policia njofton se vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar.
“Prishtinë 22.07.2022-14:00. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti në polici është hapur ‘Hetim i vdekjes’.