Një person është gjetur i vdekur në qendër të qytetit të Pejës.
Policia thotë se viktima është gjetur pa shenja jete, në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes.
Me të marrë informatën policia menjëherë ka dalë në vend të ngjarjes, ka njoftuar prokurorin e shtetit, po ashtu në vendin e ngjarjes nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës,
I.D. i lindur me 1952.
Njësitë relevante hetimore në bashkëpunim me prokurorin e shtetit kanë bërë shikimin e vendit të ngjarjes, dhe me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pajetë nga mjekësia ligjore është tërhequr dhe dërguar për ekzaminim mjekësor në I.M.L-Prishtinë.
Rasti është cilësuar Hetim i vdekjes .