Në Komunën e Gjilanit është gjetur një trup i pajetë i dekompozuar në mes fshatrave Llovcë dhe Burincë.
Trupi i pajetë i viktimës nuk është arritur që të identifikohet ngase nuk është gjetur asnjë dokument i cili do të zbulonte identitetin e tij.
Policia deklaron se shkaqet e vdekjes së personit të panjohur do të zbulohen nga mjekësia ligjore.
Zëdhënësi i Policisë Rajonale në Gjilan, Ismet Hashani, deklaron se hetimet janë duke u zhvilluar në këtë rast. Ai ka thënë se viktima është e gjinisë mashkullore.
”Kemi pranuar një informatë në orët e vona të mbrëmjes jemi njoftuar se në një pyll në një terren të papërshtatshëm në mes fshatrave Llovc dhe Burincë në komunën e Gjilanit afër lumit Llapushnicë është gjetur një trup i pajetë mashkull. Kufoma është mjaft e dëmtuar dhe nuk kemi gjetur asnjë dokument dhe për momentin është i pa identifikuar. Është i dekompozuar trupi shumë dhe vetëm mjekësia ligjore mundet të përcaktojë shkaqet e vdekjes” ka thënë ai.