Gjendet një trup i pajetë në plazhin e Sarandës

Prishtinë | 31 Gus 2017 | 10:48 | Nga

Një trup i pajetë është nxjerrë nga plazhi i Bunecit në Sarandë mëngjesin e sotëm. Nga raportimet e para mësohet se viktima është parë nga pushuesit teksa pluskonte mbi ujë.

Sakaq në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, dhe nga të dhënat paraprake rezulton se trupi i pajetë është mashkull.

Sipas policisë, viktima është i veshur, por ende nuk dihet identiteti i tij. Trupi i pajetë është nxjerrë para pak minutash nga deti dhe është dërguar në morgun e spitalit të Sarandës.

Do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të hedhë më shumë dritë mbi shkaqet e vdekjes së tij. Një ditë më parë një tjetër person është gjetur i pajetë në plazhin e Vlorës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme