Një trup i pa jetë rreth orës 14:39 është gjetur tek ‘Ura e Fshejtë’ në Komunën e Gjakovës.
Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësja e Policisë rajonale të Gjakovës, Lirie Podrimaj.
Ajo ka thënë se një qytetarë ka lajmëruar se një person është duke u hedhur nga ura.
“Me datë 30.11.2018 në ora 14:39 policia në Gjakovë ka marr informacion nga një qytetar se kishte vërejtur një person duke u hedhur nga ura e Fshejt. Patrullat policore me te gjitha njësitë relevante kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë vërejtur një trup të pa jetë mbi sipërfaqen e ujit. Viktimë e rastit është H. A, kosovar/shqiptar i lindur në vitin 1939”, ka thënë Podrimaj.
Trupi i pa jetë me urdhër të prokurorit të shtetit i është dërguar familjes.