Një 66-vjeçar është gjetur pa shenja jete në Prizren, sot rreth orës 07:30 të mëngjesit.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Ndërsa nga policia është hapur rast “Hetim i vdekjes”.
“Me datë 23.08.2024, rreth orës 07:30 është raportuar se një person mashkull i moshës 66 vjeç është gjet pa shenja jete. Vdekja e tij është konstatuar nga mjekët e emergjencës. Policia ka dal në vend ngjarje dhe ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes”, tha Bytyqi për klakosova.tv.