Një person është gjetur pa shenja jete në varrezat e fshatit Gurakoc të Istogut.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e tij.
“Policia është njoftuar se në fshatin Gurakoc të Istogut, një person në varrezat e fshatit është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet tutje në konfirmim.
Dyshimet e para janë se bëhet fjalë për vetëvrasje. Sipas mediave lokale, trupi i viktimës është gjetur i vdekur pranë varrit të babait të tij.