Gjendet pako e dyshuar me eksploziv në një lokal

Prishtinë | 22 Maj 2017 | 11:02 | Nga

Një pako e dyshuar me lëndë eksplozive është konstatuar në shkallët e një lokali në Elbasan.

Informacionet paraprake të policisë bëjnë të ditur se pakoja është gjetur mëngjesin e sotëm në një lokal në lagjen “Emin Matraxhiu”. Janë  evakuuar njerëzit dhe mjetet, duke vendosur dhe perimetrin e sigurisë rreth lokalit.

Ndërkaq janë njoftuar ekspertët antieksploziv nga Tirana për të bërë shpërthimin e kontrolluar të pakos së dyshimtë.

Vetëm dy javë më parë një sasi eksplozivi u gjet poshtë një mjeti pranë teatrit “Skampa” në Elbasan. Forcat xheniere bën të mundur shpërthimin e kontrolluat të 100 gram tritoli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme