Policia e Kosovës, konkretisht Stacioni Policor në Pejë, me datën 22.04.2019, kishte pranuar informatë nga ankuesi vëllai i viktimës, se me datën 20.04.2019, rreth orës 11:30 viktima është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.
Hetuesit e Stacionit Policor në Pejë kanë punuar intensivisht, pasi që është marrë përshkrimi i viktimës nga familjarët, për ta gjetur personin e paraqitur të zhdukur.
Pas një bashkëpunimi me të gjitha rajonet e Policisë së Kosovës është arritur të identifikohet dhe të gjendet personi i zhdukur.
I njëjti është intervistuar nga hetuesit e Stacionit Policor në Pejë dhe nuk ka dhënë ndonjë indikacion se ka pasur presion apo shtytje nga dikush për largimin e tij nga shtëpia.
I njëjti pas intervistimit është kthyer në shtëpi.