Gjendet pushkë pneumatike në valixhen e një personi në aeroport

Prishtinë | 04 Pri 2024 | 09:27 | Nga Ekonomia Online

Një pushkë pneumatike është gjetur në valixhen e një personi në Aeroportin e Prishtinës.

Pushka pneumatike u gjet gjatë kontrollit në aeroport.

Arma është konfiskuar, ndërsa rasti është iniciuar si “import, eksport, furnizim apo shitje e paautorizuar e armës”.

“Raportohet se gjatë kontrollit të valixheve nga ana e zyrtarëve doganor, në valixhen e të dyshuarit mashkull kosovar, është gjetur një pushkë pneumatike e cila është konfiskuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

Të ngjashme