Gjendet “shëndosh e mirë” 3-vjeçari nga fshati Rixhevë

Prishtinë | 02 Maj 2017 | 15:38 | Nga

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur të gjejë 3-vjeçarin nga fshati Rixhevë e Klinës i cili humbi dje në pyll.

“Njoftoheni se me datë 01.05.2017 rreth orës 19:50, kemi pranuar një telefonatë sipas te cilës në fshatin Rixhevë, KK-Klinë ka humbur një fëmijë i moshës 3- vjeçare ne pyllin e fshatit, fëmija ishte së bashku me prindin e tij i cili ishte duke punuar ne arën afër pyllit dhe për një moment është zhdukur fëmija. Policia menjëherë ju ka përgjigjur vendit të ngjarjes me të gjitha njësitë e SP. Klinë dhe DRP-Pejë”.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësia e zjarrfikësve, dhe një numër i konsideruar i banorëve të fshatit Rixhevë (rreth 150) nga të cilët ka kërkuar ndihmë Policia, dhe të gjithë së bashku kanë filluar kërkimin e fëmijës së humbur. Fëmija i humbur është gjetur rreth orës 22:45, ne një rrugë pylli nga fshataret dhe policia 3-kilometra larg nga vendi ku kishte humbur. Gjendja e tij ishte e mirë dhe ai është dërguar ne QKMF-ne Kline për tu vizituar nga mjeku dhe me pastaj ju është dorëzuar familjareve.I falënderojmë banorët e fshatit Rixhevë për kontributin e dhënë në gjetjen e fëmijës së humbur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme