Njësitet e kërkim-shpëtimit e kanë gjetur trupin e pajetë të policit Armend Trena.
Trupi është gjetur në orën 16:50, në hyrje të Hanit të Elezit, rreth 6 kilometra nga vend i aksidentit në lumin Lepenc, ka njoftuar Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
“Njësitet e kërkim shpëtimit të FSK-së, Policisë së Kosovës dhe AME-së (Agjencisë së Kosovës për Emergjenca) sot në orën 16 e 50, në kilometrin e 6-të (në hyrje të Hanit të Elezit) nga vend i aksidentit në lumin Lepenc, kanë gjetur trupin e pajetë të policit Armend Trena”, thuhet në njoftimin për shtyp.