Plan i ri i kërkimeve për policin e dytë të zhdukur

Prishtinë | 07 Maj 2018 | 17:02 | Nga

Ka vazhduar operacioni i kërkimit për trupin e policit Armend Trena.

Ekipet e shpëtim-kërkimit të FSK-së, Agjencisë për Menaxhimin Emergjent dhe Policisë së Kosovës kanë kërkuar në dy orët e fundit mbi lumin Lepenc.

Në orët e pasdites janë vendosur rrjeta në urën e fundit, në fshatin Seqisht të Hanit të Elezit, 7 kilometra nga kufiri me Maqedoninë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, tha se kërkimet po vazhdojnë dhe se planin e ri të kërkimeve do ta vendosë të martën shtabi.

Nivelimi i lumit Lepenc ka rënë pas reshjeve të fundit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme