Një varrezë e ‘gjigantëve’ të varrosur 5 000 vjet më parë është zbuluar nga arkeologët në Kinën lindore, transmeton Klan Kosova.
Burrat, kockat e të cilëve u zbuluan në fshatin Jiaojia afër qytetit Jinan në provincën Shandong, kanë kaluar shumë bashkëkohës të tyre.
Shumë nga burrat e zbuluar në varreza kishin gjatësi prej 1.8 metrash dhe dukeshin gjigantë 5,000 vjet më parë.
Ndërsa më i gjati ishte njëri nga burrat që u gjet në këto varreza, i cili ishte 1.9 metra i gjatë.
“Kjo bazohet vetëm në strukturën e eshtrave. Nëse ai ishte do të ishte gjallë, lartësia e tij me siguri do të tejkalonte 1,9 metra, “tha për Daily China Fang Hui, kreu i shkollës së historisë dhe kulturës së universitetit “Shandong”.
Arkeologët kanë zbuluar një numër të objekteve në vendin e ngjarjes nga kultura Longshan, e njohur për qeramikat e zeza të vezëve, nga periudha neolitike.
Ata filluan gërmimet e rrënojave të 104 shtëpive, 205 varreve dhe 20 gropa në fshat vitin e kaluar.