Gjendet i vdekur 64 vjeçari në një pusetë në Prishtinë

Prishtinë | 07 Mar 2017 | 10:21 | Nga

Një 64 vjeçar është gjetur mbrëmë i vdekur në një pusetë në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë.

Deri tek gjetja e trupit të pajetë erdhi pasiqë forcat e rendit rreth orës 21:30 kishin pranuar një informacion se një person kishte  dalë nga shtëpia e tij, që nga ora 10:30 dhe nuk ishte kthyer më.

“Me të marrë informacionin, njësitet e nevojshme policore, kanë ndërmarrë një varg veprimesh operative për gjetjen e personit në fjalë, të cilin pa shenja jete e kanë gjetur në rrugën në “Xheladin Hana ” në Prishtinë, saktësisht në një pusetë (shaktë)”.

Sipas policisë, vdekjen e  personit me inicialet Sh. D  e ka konstatuar  ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë ë Ligjore për obduksion,  ndërkohë që me rekomandim të Prokurorit të Shtetit është hapur rasti “Vdekje në rrethana të dyshimta”.

Ndërkaq, policia është duke e hetuar rastin.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme