Policia e Kosovës njofton se në rrethana të pa njohura, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull K-Shqiptar.
Siç njofton policia, rasti ka ndodhur në fshatin Landovicë të Komunës së Prizrenit.
“Sipas informatave, për të njëjtin ekziston dyshimi i bazuar se ka qenë person i pa strehë dhe me të meta mentale. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes”.
“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Nuk raportohet për të dyshuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.