Një person i moshuar është gjetur i vdekur në orët e paradites së sotme në rrugën Gjilan-Ferizaj.
I ndjeri, moshës 63-vjeçare, sipas policisë kishte probleme shëndetësore me zemër dhe vdekja e tij ka qenë e natyrshme.
Ismet Hashani zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit ka thënë se nga mjeku kujdestar është konstatuar se vdekja e tij ka qenë e natyrshme pasi vuante nga sëmundja e zemrës. Sipas tij, ai ka qenë shqiptar i Maqedonisë i cili ka jetuar në Gjilan.
“Sot është gjetur një trup i pajetë i një personi në rrugën Gjilan-Ferizaj, i lindur më 1954. Prokurori i Shtetit ka dal në vendin e ngjarjes bashkë më njësitet hetuese. Prokurori i shtetit ka urdhërua që trupi me ju dërgua familjarëve për ceremoninë mortore”, ka thënë Hashani.