Gjendet i vdekur një punonjës në një shkollë të Podujevës

Podujevë | 10 Maj 2017 | 08:49 | Nga

Një punëtor sigurimi në shkollën fillore “Enver Maloku”, në Podujevë është gjetur i vdekur gjatë ditës së mërkurë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë në Podujevë, Antigona Çitaku.

Çitaku ka thënë se nuk mund të jep detaje tjera, deri sa të marrin konfirmimin prej njësive përkatëse, shkruan Indeksonline.

“Jemi tu i prit njësinë përkatëse për me konfirmu, domethënë shkakun e vdekjes e të gjitha këto. Ka ndodh në shkollën “Enver Maloku” në Podujevë. Informata tjera përveç me ta konfirmu ngjarjen nuk mundem me dhanë” është shprehur ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme