Trupi i një tifozi 30-vjeçar të Lionel Messit, i cili ishte zhdukur menjëherë pas humbjes turpëruese të Argjentinës ndaj Kroacisë të enjten në Kupën e Botës, është gjetur në një lum sot në mëngjes.
Trupi i Dinu Alex, i cili vinte nga Arumanoor – një fshat i vogël në brigjet e Lumit Meenachil në Indi – u gjet i vdekur në lumin e njëjtë, transmeton Gazeta Express.
Alex ishte zhdukur që prej humbjes së Argjentinës në ndeshjen e dytë të fazës grupore kundër Kroacisë në Kupën e Botës në Rusi.
Alex, i cili kurrë nuk ka luajtur futboll, i ka ndjekur ndeshjet e ligave të mëdha dhe ka qenë tifoz i flakët i Messit. Ai punonte si llogaritar në një firmë private dhe u kishte thënë kolegëve para ndeshjes se Argjentina do të fitonte dhe se heroi i tij do të shënonte.