Barcelona duket se ka gjetur lojtarin për të ardhmen e krahut të majtë të mbrojtjes.
Skuadra katalane është në dijeni se duhet përforcuar krahu i majtë i mbrojtjes, pasi aktualisht kanë vetëm shërbimet e Jordi Alba.
Situata është e komplikuar pasi as me këtë të fundit skuadra nuk ka nënshkruar kontratën e re për vazhdimin.
‘Mundo Deportivo’ raporton se Barcelona janë duke monitoruar me kujdes situatën e Ferland Mendy, transmeton lajmi.net.
Emri i lojtarit është i preferuari nga stafi teknik i Barcelonës, e sidomos ai pëlqehet shumë nga Eric Abidal.
Mendy, i cili do të luaj kundër Barcës në Ligën e Kampionëve, është vëzhguar disa herë nga skautët e Barcelonës gjatë këtij sezoni.