Jordi Alba nënshkruan kontratë të re me Barcelonën

Prishtinë | 28 Shk 2019 | 16:06 | Nga Ekonomia Online

Barcelona dhe Jordi Alba kanë arritur marrëveshje për ta rinovuar kontratën e futbollistit për pesë sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor të vitit 2024. Klauzola për shkëputjen e kontratës është vendosur në 500 milionë euro.

Alba i ka fituar 14 trofe gjatë karrierës së tij me Barcelonën dhe për momentin është duke e luajtur sezonin e gjashtë me katalonasit. Gjatë kësaj kohe, ai ka luajtur në 282 ndeshje dhe i ka shënuar 14 gola.

Mbrojtësi i krahut të majtë është lojtari me rekordin më të mirë për partneritet me Lionel Messin, të cilit ia ka asistuar plot 20 gola, që kur luajnë së bashku për ekipin e parë të “Blaugranëve”.

Para disa javëve, në ndeshjen kundër Sevillës në Kupën e Mbretit, të cilën katalonasit e fituan me rezultat 6:1, Alba e festoi fitoren e 200-të me fanellën e Barcelonës.

Alba e kishte kërkuar kontratën e re disa herë gjatë këtij sezoni dhe, tani, ëndrra e tij për ta vazhduar karrierën në Camp Nou është kthyer në realitet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme