Kryeministri francez Jean Castex, ka njoftuar se është mirë pasi u infektua me COVID-19 dhe ka përjetuar vetëm simptoma të lehta.
Përmes një postimi në Twitter, ai thotë se po vazhdon të kryejë detyrat e tij zyrtare nga izolimi, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Zyra e tij konfirmoi të hënën se Castex, i cili është plotësisht i vaksinuar, kishte rezultuar pozitiv dhe ishte në izolim.