Në Maqedoni po vazhdon duke u rënduar situate me pandeminë.
Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 641 raste pozitive me COVID-19, që është rekord, ndërkohë 12 pacientë kanë humbur betejën më këtë sëmundje.
Rastet pozitive kanë dal nga 2.688 mostra të kryera. Numri më i madh i të prekurve vjen nga Shkupi – 325.
Deri më tash, në Maqedoni janë regjistruar 24.836 raste me COVID-19, derisa 862 persona kanë humbur betejën me këtë sëmundje.
Maqedonia është vendi më I prekur aktualisht në rajon. Shifër rekorde sot është raportuar edhe nga Serbia – 512.