Në Drenas reshjet e shiut dhe borës kanë vështirësuar situatën, ku edhe disa rrugë janë bllokuar për qarkullim.
Rruga magjistrale Pejë-Prishtinë,në fshatin Korroticë e Lartë, saktësisht tek vendi i quajtur ” Kroi i Mbretit, që nga mëngjesi i ditës së sotme ka qenë e bllokuar për qarkullim.
Po ashtu në disa foto të postuara në rrjetet sociale shihet se në vërshime ka edhe në qytetet, ku disa biznese siç nihet “Lokalet e Reja”, janë vërshuar nga uji.
Edhe në disa fshatra që janë afër lumit Drenica ka pasur vërshime.
Pas situatës së kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci ka Qendër Operative Emergjente pas vërshimeve në disa zona të Drenasit.
“Për shkak të gjendjes së krijuar pas reshjeve të shiut, me ç’rast ka pasur edhe vërshime në disa zona, Kryetari Lladrovci në mbledhjen e mbajtur të bordit ka marr vendim për formimin e Qendrës Emergjente.
Kjo qendër emergjente kryesohet nga kryetari Ramiz Lladrovci, ndërsa marrin pjesë edhe Drejtorët e Drejtorive Komunale, QKMF, Stacioni Policor në Drenas, KRP “Pastrimi”, KRU “Ujësjellësi”, KEDS, FSK, shërbimi i Zjarrfikësve.
Qendra Operative ka për obligim të monitoroj gjendjen në Komunën e Drenasit pas gjendjes së krijuar nga vërshimet dhe t’i dalë në ndihmë qytetarëve.
Qendra Operative çdo veprim duhet të ndërmarr në përputhje me Planin Operativ Emergjent”, thuhet në njoftimin e komunës.