Gjendje e rënduar me Covid në Kinë, pas lehtësimit të masave

Prishtinë | 05 Jan 2023 | 14:28 | Nga Ekonomia Online

Pacientët, shumica prej tyre të moshuar, janë të shtrirë në barela në korridore apo marrin oksigjen,  ndërsa janë ulur në karrige me rrota në kryeqytetin e Kinës, Pekin, ndërkohë që COVID-19 po përhapet me shpejtësi.

Kina muajin e kaluar lehtësoi kufizimet e vendosura për pandeminë pas gati tre vjet izolimi total të vendit, që pëfshinte ndalime udhëtimesh dhe mbyllje shkollash që kanë shkaktuar një taksë të rëndë në ekonomi dhe kanë shkaktuar protesta në rrugë që nuk janë parë që nga fundi i viteve ’80ta, raporton Voice of America.

Po ashtu, Pekini kundështoi masën e shumë vendeve evropiane, si dhe Shtetet e Bashkuara, për të detyruar pasagjerët kinezë të testohen për COVID-19 para hyrjes në vende tjera.

Të ngjashme