Në vazhdim të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjeneral Bekim Jashari dhe delegacioni i Forcës së Sigurisë së Kosovës, morën pjesë në konferencën Vjetore të Komandantëve të Gardës Kombëtare.
Në këtë konferencë u prezantua rruga përpara dhe planifikimi afatgjatë në zhvillimin e kapaciteteve konform zhvillimeve globale të sigurisë.
Kështu bën të ditur FSK-ja në një postim në Facebook, njofton Klankosova.tv.
Në një sesion të veçantë, Jashari iu adresua të pranishmëve ku i njoftoi dhe paraqiti fokusin afatmesëm të bashkëpunimit dhe njëkohësisht i falënderoi për mbështetjen dhe bashkëpunimin në rrugëtimin e Forcës drejt modernizimit.
Të pranishmit adresuan pyetje rreth mundësive të bashkëpunimit dhe rrugën përpara.
“Në përmbyllje të sesioneve të takimit vjetor, u mbajt edhe darka solemne vjetore ku Gjeneral Jashari ishte i ftuar nderi i komandantit të Gardës Kombëtare të Ajovës, Gjeneralmajor Stephen Osborn. Gjeneral Jashari pati mundësinë të takohet edhe me guvernatorin e shtetit të Ajovës, Z. Kim Reynolds”.