Gjenerali gjerman i Brigadës merr drejtimin e NALT-it

Prishtinë | 08 Pri 2026 | 16:55 | Nga Ekonomia Online

Gjenerali i Brigadës Thomas Schulte-Borghoff mori detyrat si Drejtor i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), në një ceremoni për transferimin e autoritetit të mbajtur në Ministrinë e Mbrojtjes në Prishtinë.

Ai ka marrë detyrën nga Gjenerali i Brigadës Sven Lange, i cili drejtoi NALT-in që nga marsi 2025.

“Dhënia e këshillave kërkon njohuri dhe përvojë. Themeli i tyre është besimi i ndërsjellë. Dhe këshillat mund të jenë të suksesshme vetëm nëse ka gatishmëri për t’i pranuar ato. Kjo është arsyeja pse jam veçanërisht i kënaqur nga prania e kaq shumë anëtarëve të organizatave të sigurisë në Kosovë, të cilët janë mbledhur këtu sot”, tha Gjenerali i Brigadës Sven Lange.

Ndërkaq, drejtori i ri i NALT-it, Gjenerali i Brigadës Thomas Schulte-Borghoff, përgëzoi arritjet e paraardhësit të tij dhe shprehu shpresën e tij për të ndërtuar mbi këto. “Pres me padurim të ndërtoj në rrugën që keni përgatitur. Ju keni hedhur një themel të fortë dhe është një privilegj të punoj me një ekip kaq të shkëlqyer”, tha ai.

Schulte-Borghoff ka pasur një karrierë shumë të shquar në forcat e armatosura gjermane, duke shërbyer në pozicione të larta në strukturën komanduese gjermane, Ministrinë Federale Gjermane të Mbrojtjes dhe Komandën Aleate të Operacioneve (ACO/SHAPE). Është i diplomuar në Kolegjin e Mbrojtjes të NATO-s.

“Që nga gushti i vitit 2016, misioni i NALT-it është për të ofruar mbështetje për ndërtimin e kapaciteteve për zhvillimin e mëtejshëm të organizatave të sigurisë në Kosovë, përfshirë FSK-në brenda mandatit të saj origjinal të mbrojtjes civile”, u tha në njoftimin e lëshuar nga Zyra për Informim e KFOR-it.

Të ngjashme