Edhe pse është furnizuar me vaksina kundër COVID-19, në Gjenevë thonë se nuk kanë furnizim të mjaftueshëm.
Departamenti i shëndetit të kantonit thotë se po vaksinohen personat mbi 75 vjeç.
Për momentin ka vetëm tri qendra për vaksinim në kanton, por tre të tjera do të hapen të hënën, shkruajnë mediat zvicerane.
Departamenti i shëndetësisë thotë se kanë marrë 10,500 doza të vaksinës Moderna dhe 11,700 të ilaçit Pfizer.
Ky furnizim, sipas tyre nuk është aq sa prisnin dhe duhet të sigurohen edhe doza tjera.
Shifrat e fundit tregojnë se Gjeneva vaksinoi 9 mijë persona të mërkurën.