Sot i themi urime ditëlindjen njeriut me mendjen më të artë të kësaj gjenerate, Stephen William Hawking, transmeton Gazeta Express.
Ai njihet si njëri nga shkencëtarët që ka ndikuar shumë në botë me punën e tij.
Që nga viti 1963 është duke vuajtur nga një sëmundje dhe atëherë doktorët i kishin dhënë vetëm edhe dy vite jetë.
Kjo sëmundje vret të gjithë personat brenda pesë viteve pasi që identifikohet,
mirëpo Hawking ka mbijetuar tash e 50 vjet.
Në vitin 1985, ish-gruaja e tij kishte refuzuar mjekët që propozuan ndalimin e makinerive që e mbanin në jetë.
Hawking ishte në komë atëherë në spitalin e Gjenevës. Në një dokumentar në vitin 2013-të, ai kishte thënë:
“Doktorët menduar se nuk kishte asnjë shpresë për mua dhe i thanë Jane që të nënshkruante për të mi hequr makineritë.’’
Sëmundja ia ka pamundësuar atij që të flasë, mirëpo nuk e ka parandaluar punën e tij në fushën e shkencës.
Në vitin 1988 botoi edhe librin e tij që deri tani është shitur me mbi 10 milion
kopje në të gjithë botën dhe ai vazhdon të mbajë fjalime dhe ligjërata.
Në dokumentarë ai kishte thënë:
‘’Çdo ditë mund të jetë dita ime e fundit, prandaj kam dëshirë që të jetojë çdo minutë sikur të ishte i fundit.’’
Hawking ishte 21 vjeçar kur u diagnostikua me këtë sëmundje dhe nuk priti që do të
festonte ditëlindjen e 25-të, lëre më ditëlindjen e 76-të.