Në rrjetin social Reddit, punëdhënësit kanë treguar për rastet më bizare, që kanë dëgjuar nga kandidatët që aplikonin për një vend pune.
Të gjithë ata që duan të punësohet, mos të pyesin nëse ka mundësi të marrin me vete kafshën shtëpiake, sepse kjo bën që të refuzohen menjëherë.
Tjetër gjë që u ka ndodhur intervistuesve, është rasti kur dikush ka thënë se nuk pranon të testohen për konsum të drogës, nuk tregon evidencën kriminale dhe një tjetër ka kërkuar trefishin e pagës momentale.
Sikur kjo të mos mjaftonte, gjatë një interviste përmes Skype kandidati ka tymosur marihuanë.
Ndryshimi i mënyrës së të folurit dhe përpjekjet për një paraqitje të rrejshme, janë shumë të shpeshta dhe shoqërohen me të qeshura, kur zbulohet vetja e tyre e vërtetë.
“Më kanë treguar se në çfarë kushte jetojnë dhe se nuk kanë për të ngrënë, por ne jemi organizatë profesionale dhe jo qendër për bamirësi”, ka thënë një punëdhënës. Madje, shumica e atyre që kanë thënë se e kanë gjendjen e rëndë ekonomike, nuk i është gjetur ndonjë vend pune.
Në të njëjtën kohë, rekomandohet të që intervistuesi të mos quhet zemër, bukurosh, apo ndonjë emër tjetër përkëdhelës, ndërsa të mos pyetet nëse partneri mund ta vizitojë ndonjëherë.
Po ashtu kërkohet që të mos tregohet sinqeritet i tepërt, pasi një kandidate për stjuardesë, kishte thënë se e do punën sepse i pëlqejnë pilotët.
Të gjitha këto gjëra, janë thënë nga pronarët e ndryshëm të kompanive dhe pritet t’i ndihmojnë ata që kanë intervistë në të ardhmen.