Gjërat që s’mund t’ia thoni asnjëherë një femre të pavarur

Prishtinë | 03 Dhj 2024 | 16:08 | Nga Ekonomia Online

Një grua e pavarur nuk mund ta kuptojë xhelozinë, posesivitetin, kontrollin. Ajo është e lirë nga natyra dhe do të sillet me ju siç do të donte të silleshit ju me të.

Por nëse përpiqeni ta izoloni, do t’ju ikë. Një grua e pavarur e njeh veten tepër mirë. Ndaj, nuk duhet t’ia thoni asnjëherë këto gjëra:

1. “Ish-i yt aty do të jetë?”

Edhe sikur të jetë, një grua e pavarur e ka marrë njëherë vendimin për t’u ndarë nga ai, dhe nuk ka kthim pas. Nëse i kërkoni llogari për ish-ët, vetëm sa po i zini frymën pa arsye.

2. “Me të vërtetë atë do të veshësh?”

Sigurisht që atë do të veshë. Ashtu si ti je i lirë të veshësh ç’të duash; çdokush është i lirë të veshë atë që do dhe një grua e lirë e respekton këtë.

3. “Je shumë e zgjuar. Pse s’i fokuson energjitë në diçka që të vlejë?”

Nuk mund ta shumëzosh me zero gjithçka ajo bën në jetë; e ka zgjedhur vetë dhe për të ka shumë vlerë. Fama, prestigji, për të nuk janë aq të rëndësishme sa të ndierit e plotësuar.

4. “Më shkruaj kur të dalësh, më shkruaj kur të arrish…”

Mund të jetë vërtet një situatë apo vend i rrezikshëm, por nëse do të ishte për të më mbrojtur, do të kisha marrë me vete. Mund t’ia dalë!”

5. “Pse s’më the që do të dilje me shokët pas pune?”

“Sepse njeriu mund të organizojë takime të paparashikuara dhe të bëjë gjithçka ndjen. Më thuaj kur do të duash të takohemi bashkë.”

6. “Nuk dua të dalësh më me të!”

Pse?! Sepse ti mendon kështu. Çështja është se ajo ka mendimin e saj mbi këdo; është e drejta e çdokujt të ketë mendimin e tij dhe të rrijë me atë që zgjedh të rrijë.

7. “Nuk duhet të…”

Çfarë “duhet” apo “nuk duhet”, kjo është diçka që ajo e ka shumë të qartë. Dhe nëse përpiqesh ta ndalosh të bëjë diçka, do të hysh menjëherë në listën e “nuk”-eve të saj. /Telegrafi/

Burimi: Elite Daily

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme