Një predikues islamik gjerman është dënuar sot me pesë vjet e gjysmë burg për katër pika të aktakuzës për përkrahjen e një organizate të huaj terroriste.
Prokurorët kanë thënë se predikues islamik Sven Lau ka shërbyer si dorë e zgjatur e Jaish al-Muhajirren wal-Ansar, një grup kryengritës i përbërë nga 1.500 luftëtarë nga Çeçenia, Uzbekisatni dhe Taxhikistani, i cili në vitin 2015 e zotoi besnikërinë tij për Frontin Al-Nusra, degë e atëhershme e al Qaedas.
Prokurorët theksuan se Lau kishte mbledhur fonde dhe rekrutuar luftëtarë për këtë grup, i cili është i futur në listën e grupeve terroriste në Gjermani.
Lau, një predikues mysliman i vijës së ashpër nga shteti perëndimor i Gjermanisë, North-Rhine Westphalia, po ashtu kishte dalë në qytetin Wuppertal bashkë me nëntë përkrahës, të gjithë të veshur me jelek portokalli me mbishkrimin “Policia e Sheriatit”. Ky ishte një tubim i jashtëligjshëm, sipas prokurorëve.