Gjermania dhe Spanja do të përballen mes vete në një super-ndeshje të vlefshme për Grupin 4 në Ligës A në Ligën e Kombeve.
Panzerët janë nikoqirë te La Rojas në ndeshjen e parë të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve.
Ekipi i Joachim Loew e pret ekipin e Luis Enriques në Mercedes-Benz Arena të Stuttgartit me fillim nga ora 20:45.
Të dy trajnerët kanë ftuar lojtarë të rinj për këto ndeshje të shtatorit, por fokusi i tyre do të jetë fitorja.
Te Spanja pritet të ketë më shumë befasi në 11-shen titullare, ndërsa ato nuk do të mungojnë as te Gjermania, por në numër më të vogël.
Gjermani (4-2-3-1): Leno; Kehrer, Sule, Ginter, Gosens; Kroos, Gundogan; Sane, Havertz, Brandt; Werner
Spanjë (4-3-3): Simon; Navas, Ramos, Torres, Reguilon; Ruiz, Rodri, Thiago; Rodrigo, Gerard Moreno, Asensio