Autoritetet gjermane kanë thënë se tetë shqiptarë janë akuzuar për kontrabandim të 1.8 ton kokainë në Gjermani përmes disa kutive të bananeve, në një skemë të cilën ata e kanë vlerësuar me ka pasur qëllim bartjen e drogës nga Amerika Jugore në Evropë.
Prokurorët në qytetin Landshut kanë thënë të mërkurën se burrat, emrat e të cilëve nuk janë publikuar për shkak të privatësisë, përballen me 15 vjet burgim, në rast se dënohen për veprat e ngarkuara, transmeton agjencia e lajmeve, Associated Press.
Ata pretendohet se kanë dërguar kokainë nga Ekuadori në Hamburg përmes disa dërgesave të bananeve.
Autoritetet janë alarmuar në vitin 2017, pasi shumë kuti me banane, që kanë pasur edhe sasi të kokainës, janë parë në markete të qyteteve të Bavarisë.
Katër të dyshuarit tjerë tashmë janë dënuar në Hamburg.