Presidenti Hashim Thaçi është shprehur i lumtur që kancelarja Angela Merkel është rizgjedhur për të katërtën herë nga Bundestagu, njofton Klan Kosova.
“Rizgjedhja e saj është një lajm i mirë për të gjithë, sepse përfaqëson një lidership me vlerë për të cilin ka nevojë Gjermania dhe gjithë Evropa më shumë se kurdo tjetër”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.
“Kosova do të jetë gjithmonë një partnere e besueshme dhe e përkushtuar për të ardhmen e përbashkët evropiane”.