Ukrainasit bllokojnë përparimin e rusëve drejt termocentralit më të madh bërthamor në Evropë

Prishtinë | 03 Mar 2022 | 12:19 | Nga Ekonomia Online

Një turmë e ukrainasve ua ka zënë rrugën forcave ruse në drejtim të centralit bërthamor në qytetin Enerhodar.

Siç shkruan The Guardian, në këtë mënyrë ukrainasit po mundohen që të bllokojnë përparimin e forcave ruse drejt termocentralit më të madh në Evropë.

Pamjet e shpërndara në mediat sociale nga një zyrtar ukrainas tregojnë njerëz – disa që mbajnë flamuj ukrainas – të mbledhur rreth barrikadave të makinave, kamionëve, gomave dhe thasëve me rërë.

Enerhodar është shtëpia e Zaporizhzhia, termocentrali më i madh bërthamor në Evropë. /Express/

Videon mund ta shikoni në këtë LINK.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme