Frika e pushtimit të Ukrainës, ShBA do të dërgojë trupa shtesë në Evropë

Prishtinë | 02 Shk 2022 | 17:46 | Nga Ekonomia Online

Rreth 2000 trupa do të dërgohen nga Karolina e Veriut në Poloni dhe Gjermani derisa 1000 të tjerë që tashmë janë në Gjermani do të shkojnë në Rumani.

Moska mohon se planifikon ta pushtojë, por ka vendosur rreth 100,000 trupa pranë kufijve të Ukrainës.

Ajo kundërshton ashpër anëtarësimin e Ukrainës në aleancën ushtarake të NATO-s të udhëhequr nga ShBA-ja.

Kjo krizë vjen tetë vjet pasi Rusia aneksoi gadishullin jugor të Krimesë së Ukrainës dhe mbështeti rebelimin e përgjakshëm në rajonin lindor të Donbasit, shkruan BBC.

Moska akuzon qeverinë ukrainase se nuk e zbatoi një marrëveshje ndërkombëtare për të rivendosur paqen në lindje – ku rebelët e mbështetur nga Rusia kontrollojnë një pjesë të territorit dhe të paktën 14,000 njerëz janë vrarë që nga viti 2014.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, tha se Rusia nuk ka dërguar ende forca të mjaftueshme për të pushtuar Ukrainën në shkallë të plotë dhe se diplomacia po ndihmonte në shmangien e kërcënimit të një sulmi rus.

Presidenti rus, Vladimir Putin, do të flasë në telefon me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, të mërkurën. Në vizitën që pati në Ukrainë, Johnson tha se Putini i kishte vënë një armë në kokë Ukrainës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme