Gjermania do ta miratojë vaksinën AstraZeneca për personat mbi 65 vjeçar

Prishtinë | 04 Mar 2021 | 11:13 | Nga Ekonomia Online

Gjermania po ndryshon qëndrimin e saj ndaj vaksinës Oxford-AstraZeneca, duke lejuar personat mbi 65 vjeçar ta marrin atë, thotë kancelarja Angela Merkel.

Vendi e miratoi më parë atë vetëm për personat nën-65 vjeç, duke përmendur të dhëna të pamjaftueshme mbi efektet e saj tek njerëzit e moshuar.

Kjo çoi në skepticizëm publik në lidhje me efektivitetin e saj me disa gjermanë që e refuzonin atë, duke lënë shumë doza të papërdorura.

Por të mërkurën, Merkel tha se studimet e fundit tani kishin siguruar të dhëna të mjaftueshme për ta miratuar atë për të gjitha moshat.

Studime të ndryshme kanë treguar se vaksina AstraZeneca është shumë e efektshme tek të moshuarit, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Belgjika thotë se do të miratojë gjithashtu vaksinën për njerëzit e moshuar, duke ndjekur Francën në fillim të kësaj jave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme