Gjermania e bindur në kompromisin tregtar ndërmjet BE-së dhe ShBA-së

Prishtinë | 01 Pri 2018 | 09:41 | Nga

Ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmaier, tha se është i bindur se Bashkimi Evropian dhe SHBA do të gjejnë një ‘kompromis të arsyeshëm’ për zgjidhjen e tensioneve tregtare.

Administrata e Presidentit amerikan Donald Trump ka miratuar përjashtimin e BE-së nga rritja e taksave të eksportit të çelikut dhe aluminiumit por vetëm deri më 1 maj. Disa udhëheqës evropianë kritikuan kohën e shkurtër që është caktuar për bisedime.

Mediat gjermane cituan ministrin Altmaier, përcjell Telegrafi, i cili tha se BE dhe SHBA dëshirojnë të punojnë së bashku për t’u ballafaquar me sasinë e tepërt të çelikut në tregun global që vjen nga Kina.

Altmaier shtoi se janë duke kërkuar një qëndrim të përbashkët se si të luftojnë uljen e çmimeve dhe vjedhjen e pronës intelektuale.

“Duam të gjejmë zgjidhje që janë në përputhje me rregullat e tregtisë ndërkombëtare”, tha Altmaier.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme